Sakrifica e pakuptimtë e kryeministrit. Një shuplakë e dalë huq…

0
96

Edhe kete here Rama ia doli t’i bënte të gjithë të shihnin nga përroi, dhe vetë kaloi nga lumi. Diten e djeshme kryeministri jone ka bere disa ndryshime qe nuk priteshin.

Me këto ndryshime, Rama po tenton të përçohet mesazhi se fajtor është pothuaj gjithë kabineti, ndërkohë që lideri po e çon vendin drejt sukseseve të reja. Por këtë alibi askush nuk mund ta besojë. Ndoshta ai vete e beson kete gje…

Image result for ministrat e hequr nga qeveria

Emërimet e tij në qeveri janë skandaloze. “Qeveria e Re” do jetë po aq e korruptuar, e paaftë, e paditur, e kriminalizuar, antipopullore dhe antidemokratike sa qeveria e mëparshme.

Por çfarë do të sjellë ndryshimi i qeverisë së socialistëve?

Kabineti Rama do të ketë ketë në përbërjen e tij 6 gra, me katër që u larguan. Në sajë të servilosjes ndaj shefit, Spiropali  do të okupojë këtej e tutje postin e “zhdukur” që prej rënies së Ermonela Felajt. Atë të ministers që mban marëdhëniet me parlamentin.  Tashmë është bërë e famshme batuta kur ajo e krahasoi Ramën me Skënderbeun, ndaj edhe Rama i dha nje detyre te tille Elisës qe dikur ishte një aktiviste e shoqërisë civile e veshur në mënyrë që do ta përbuznin vajzat vanitoze të bllokut. Ndersa sot e bukura Elisë nuk i lë asgjë mangut ambicieve fashioniste të Armina Mevlanit.

 

Keto jane zonjat e reja  nje “surprizë” e Ramës:

 

1) Elisa Spiropali/ Ringjallja e Skënderbeut

2) Besa Shahini/ Një karshillëk me Albin Kurtin?

3) Anila Denaj / Pushteti i Bankave

4) Belinda Ballukut/ Një dashuri e vjetër

5) Elva Margariti / Surpriza e surprizave

Dy ish zv.ministra me origjinë nga Kosova kanë zënë vendet e ish-ministrave të tyre në krye të Arsimit dhe të Punëve të Jashtme. Po çfare kerkon Rama te tregoj me kete??

Falë timonierit, tani nga Kosova është më e lehtë të importosh ministra, se sa të sjellësh në Shqipëri patate . Sepse për të parët, të paktën nuk na duhet të paguajmë taksa…

Kryeministri kujton se duke hequr ca ministra të kapur në flagrancë në vjedhjen galopante të pasurive dhe financave të këtij vendi, liron sadopak lakun në fytin e tij. Por e ka gabim…

Rama kërkoi të shokonte publikun dhe kështu largoi ministrat qe ai te shpetonte edhe nga protestat por me sa duket nuk ja doli.

Per Ramen surprizat do te vazhdojne edhe ne ditet ne vazhdim edhe ne 2019 e presin surpriza nga studentet.

Rama nuk është trim, por është një frikacak që po dridhet nga protestat e shqiptarëve.

Përfundimisht socialistët duket se me qeverisjen e tyre ranë nga shiu në breshër. I vetmi socialist në qeveri, është strukur diku në një qoshe, quhet Pandeli Majko, nuk dihet se ku është dhe çfarë bën.

Rama arriti të humbë identitetin e PS, dhe këtë po e bën 6 muaj para zgjedhjeve vendore. Çfare do te ndodh deri atehere?!  Ky do të jetë turpi, apo triumfi i tij.

Të presim dhe të shohim edhe 6 muaj…

NGA: ROMINA VAKO

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here