Ndërkombëtarët shtrojnë pyetjen “Pse Xhafaj dha dorëheqjen?”….

3
199

Dorëheqja e papritur e Minsitrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe publikimin përmes një njoftimi në Facebook nga Kryeministri Rama, i cili, pa dhënë asnjë sqarim, ka pranuar aktin e ministrit të kabinetit të tij, mori vëmendjen edhe të politikës botërore. Kanë qenë pikërisht mediat prestigjioze të cilat i kanë dedikuar artikuj të posaçëm kësaj ngjarjeje. Dwetsche Welle, Washington Post, The New York Times kanë qenë tre mediat të cilat janë shprehur në një pjesë të shkrimeve se kërkojnë sqarimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për veprimin e ndërmarrë nga ministri i tij i Brendshëm, krejt papritur dhe me një arsyetim ‘të thatë”, arsye personale dhe familjare.

The New York Times” dhe “Washington Post” kanë publikuar një artikull nga “AP” ku shprehen se kryeministri Edi Rama e ka pranuar dorëheqjen e Xhafajt opa asnjë lloj shpjegimi.

“Kryeministri shqiptar tha se ministri i Brendshëm i vendit ka dhënë dorëheqjen. Duke shkruar në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama tha se ka pranuar dorëheqjen e ministrit Xhafaj, pa dhënë asnjë shpjegim. Më pas Rama nominoi Sandër Lleshin, një ish-zyrtar ushtarak, për postin në fjalë. Rama tha se Lleshi do të sjellë energji pozitive. Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit janë prioritetet kryesore për Shqipërinë, e cila shpreson që të nisë negociatat e plota me BE gjatë vitit tjetër. Xhafaj pritet të lëshojë një deklaratë në vazhdim,”- shkruajnë ato ndër rreshta.

Ndërsa “Deutsche Welle” shkruan se Xhafaj ishte një nga arkitektët e reformës në Drejtesi. Më pas shtron pikëpyetjen “Pse dha dorëheqjen?”.

“Para marrjes së postit të Ministrit të Brendshëm në shtator 2017, në qeverinë Rama 2, Fatmir Xhafaj, si kryetar i komisionit  të ligjeve ka qënë një nga arkitektët e reformës në drejtësi, kushtit kryesor të BE për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë. Opozita e konsideron dorëheqjen e Fatmir Xhafës si: “hap të rëndësishëm të përpjekjeve të sa për të pastruar politikën nga krimi”.  Kryetari i PD, Lulzim Basha, shkruan në median sociale se: “largimi i Fatmir Xhafës është fillimi i shkërmoqjes së bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin,”- shkruan “Deutsche Welle” ndër rreshta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here