Detaje të reja janë zbuluar pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has, ndërsa janë arrestuar 5 persona. Gazetarja Klodjana Lala raporton për “BalkanWeb” se në pranga ka përfunduar edhe një biznesmen turk, duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve.
“Xhevit Shuti është kryefamiljari dhe pronari i shtëpisë ku u gjet laboratori i përpunimit të heroinës. A ka thënë se ka pasur kontakte me një person për shfrytëzuar ambientin për përpunimin e bimëve medicinale, por refuzon të thotë emirin e tij. Barushi bënte linjën e elektricitetet. Në pranga edhe një biznesmen turk, i cili rezulton biznesmen në fushën e tekstileve. Ai kishte njohje me Xhevit Shytin i cili ka qenë i arrestuar në Turqi për trafik narkotikësh. Nesër pritet të dalin para gjykatës 5 të arrestuarit për masën e sigurisë.”- tha gazetarja Lala.