Fieri/ U hyn në shtëpi për të vjedhur, familja “bën të vdekur” hajdutin

0
799

Përveç krimeve në familje dhe dhunës, në Shqipëri ka edhe shuë raste vjedhjesh, ku zakonisht shohim vjedhjet nëpër dyqane, argjendari dhe pika këmbimi.

Më të rralla janë ato në shtëpi dhe pikërisht një rast të tillë do sjellim më poshtë.

Një familje në fshatin Vidhishit nga Fieri ka kapur hajdutin dhe e kanë rrahur derisa ia kanë dorëzuar policisë.

Burri rreth të 40-ave është kapur brenda shtëpisë ku kishte hyrë për të grabitur, por familjarët e kanë dëgjuar, e më pas i kanë dhënë një mësim që do e mbajë mend gjatë.

Në redaksinë e JOQ.al ka mbërritur një foto e burrit, i cili është rrahur më pas është marrë nga policia.

Siç duket në imazh, vetëgjyqësia e familjes nga Fieri ka qenë e ashpër dhe nuk janë kursyer ndaj grabitësit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here