Shpërthen Manjani: “Shteti me Prokurori pa kokë, qeveria sillet si pronare e çdo gjëje…”

0
271

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka treguars se kush jane pasojat e reformës në drejtësi dhe ka dalë në një konkluzion:

“Dy vite pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me 140 vota, u katandisëm pa Kushtetutë fare!” shprehet Manjani në Facebook.

Shkrirja e Gjykatës Kushtetuese, si garanci e zbatimit të Kushtetutës, është akti më i rëndë kundër Shtetit, Kushtetutës dhe Demokracisë!

Pas dy vitesh Kushtetutë, shteti është me Prokurori pa kokë dhe me gjykata te sakatuara. Është edhe më keq se ç’ishte!

Gjykata e Lartë është në kolaps, praktikisht e mbyllur. Gjykatat e tjera shohin vetëm nga Vettingu dhe qeveria…Prokuroria êshtë e gjitha nën sqetullën e qeverisë! Asnjë shpresë që kjo situatë do ndryshojë tani afër…

Të huajt na shohin e na vlerësojnë vetëm si matricë, jo si realitet dinamik! Prandaj qeveria sillet si pronare e çdo gjëje! Qeveria të merr paratë, pronën, liritë çdo gjë! Të rreh dhe s’të lë të qash! Nuk të lë as ta thuash këtë realitet, se të quan “anti-reformë” e “tradhëtar”…

Pra kjo na paska qenë reforma! Vendosja e qeverisë mbi çdo gjë!!!

Por unë do ta them këtë realitet ashtu siç është! Punë e madhe se ç’thotë qeveria që e ka tradhëtuar Shqipërinë, duke u marrë me drogë! Është më mirë të tradhtosh qeverinë sesa Shqipërinë!” përfundon Manjani

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here