Narkopolicia e Elbasanit bashkëpunim me bandat, prandaj nuk arrestohen ata qe dogjen….

0
342

Ka një arsye se përse zjarrvënësit në makinën e pedagogut në Elbasan nuk arrestohen nga policia. Arsyeja ka të bëjë me lidhjet e këtyre grupeve kriminale direkt me krerët e policisë. Denoncimet e qytetarëve për skandalet që po ndodhin në Policinë e shteti, nuk kanë fund. Këtë herë një qytetar nga Elbasani ka denoncuar një ngjare e cila ka ndodhur vitin e shkuar, ku një profesiori ju dogj makina, por pavarësisht denoncimit të tij, uniformat blu nuk nisën hetimet.
Sipas denoncuesit në qytetin e Elbasanit bandat e krimit dhe policia bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.
Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook:
Narkopolicia e Elbasanit bashkëpunim me bandat që djegin makinën e profesorit të Universitetit.
“Pershendetje, Doktor. Shpresoj te jeni te gjithe mire. Kete here dua t’ju kerkoj nje nder. Dua te ngrini zerin per nje krim te ndodhur ne Elbasan, i cili sot u perserit per te dyten here brenda pese muajve.
Ne nentor te vitit 2017, profesor Arben Haxhiymerit i dogjen makinen, flaket e te ciles shkaktuan edhe deme te tjera materiale, pa anashkaluar tronditjen e familjes, e fqinjve qe rrezikuan t’u digjeshin shtepite, dhe miqve te tij. Per vete profesionin qe ka, kjo ngjarje krijoi shqetesim dhe gjendje paniku edhe ne universitetin e Elbasanit, ku profesor Haxhiymeri dhe e shoqja jane pedagoge. Ende pa u shuar flaket, profesor Haxhiymeri beri denoncimin e ngjarjes ne polici, e cila, pavaresisht se zona e ngjarjes ka jo pak ngrehina me kamera, nuk beri asgje, madje nuk mori as kamerat e instaluara ne banesen e profesorit, duke i thene ketij shprehimisht: “gjejeni vete kush e beri, dhe na lajmeroni qe te shkojme ta arredtojme”. Ky pasivitet i plote i policise, e cila nuk mori asnje hetim per ngjarjen, duket se i motivoi dhe oksigjenoi jo pak autoret e krimit, te cilet u kthyen mengjesin e sotem dhe i vune flaken makines se te shoqes, e cila eshte dekane e Fakultetit te Shkencave te Edukimit, te sigurte se deklaratat e vellait te Agron Xhafes jane thjesht pallavra per te shplare gojen. Lutem ngrijeni zerin per sa me siper, qofte duke ia perplasur Xhafes ne parlament. Autoret duket qarte se veprojne me mbeshtetjen e policise, per te krijuar terror ne ate pjese te stafit pedagogjik qe nuk eshte pjese e PS, madje njihen si te djathte”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here