Aktori Robert Ndrenika del kundër ndërtimit të teatrit me “Partneritet Publik-Privat”

0
157

Artistët e Teatrit Kombëtar dhe sindikata e tij në një mbledhje të organizuar më prezencën e medieve, po parashtrojnë problematikat e teatrit.

Në fjalën e tij, Ndrenika ka shprehur mospëlqimin e tij për projektin e ri, ndërsa është shprehur kundër partneritetit publik-privat.

Ndrenika ka thënë se Teatri Kombëtar është një projekt që duhet ta bëjë shteti me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Ajo që më shqetësoi është Partneriteti Publik Privat që unë jam kundër këtij për arsye se jam i bindur dhe nuk ma lot perëndia nga mendja, që Teatri është një objekt që duhet ta bëjë shteti, me paratë e taksapaguesve. 

Në çdo vend, edhe në Maqedoni shteti e bën, jo për maqedonasit, por edhe për shqiptarët që i shfrytëzon deri në palcë. Pra nuk jam fare për këtë. 

Më paraqiti Kapexhiu këtë, në pamje të parë më pëlqeu. Ka variante sa të duash, ka variante që mund të marrin të tërë përveç 7-8 kullave që duan të bëjnë atje prapa, le të bëjnë nja 3-4 këtu dhe le të na japin sheshin tek vëllezërit “Frashëri” ai rri bosh aty. Të bëhet një teatër i mirë dhe aty. 

Gjithë gazetat që PPP është në interes të privatit, jo në interes të teatrit dhe aktorëve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here