Pampuri: “Aty ku qeveria nuk i njeh limtet e varfërisë, edhe revolta i kalon limitet”

0
199

“Jemi përballë një situate të cilën kryeministri nuk di më ta zgjidhë, sepse në fillim nuk donte ta zgjidhte”

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri tha në studion e Fax Neës se problemi i heqjes së të varfërve nga skema e ndihmës ekonomike është kauzë e vërtetë sepse 20 mijë familje janë tashmë të përjashtuara nga ajo skemë.

“Qeveria thotë se brenda kësaj skeme është abuzuar duke patur brenda skemës dhe mashtrues.

Disa familje në Kavajë e Rrogozhinë janë në ekstremin e varfërisë, aty ku nuk bëhet fjalë për ndihmë ekonomike po për ushqim.

Ndihma e familjeve fillon nga 2700 lekë të reja deri në 8000 lekë të reja. Një familje që merr 2700 lekë të reja nuk mund të themi që do të jetojë me atë ndihmë dhe nuk do të punojë, por nuk ka mundësi të punojë.

Nuk ka familje që do rrefuzonte të merrte 15 mijë lekë të reja në muaj në këmbim të 2700 lekëve.

Ne kemi kërkuar sistemin e pikëzimit mbi të cilin këto familje janë përjashtuar dhe nuk na është paraqitur.

Pasja e një frigoriferi, lavatriçeje apo televizori të rrënuar nuk do të thotë asgjë nëse familja nuk ka burimin e ushqimit.

Ka familje që një lakër e zienin dhe e ndanin për dy javë, kurse bukën e kishin privilegj se s’kanë miell nga heqja prej skemës ekonomike.” – tha Pampuri

“Familja e Arben Dungës në Kavajë përbëhej nga 5 persona, ndër të cilët ishin të paralizuar, të sëmurë, autikë e fëmijë të vegjël dhe pa asnjë lek, të përjashtuar nga ndihma ekonomike. Një familje tjetër ku isha nuk kishin tualet dhe ngroheshin me shkarpa që mund të gjejnë nëpër pemë dhe u kishte ardhur fatura elektrike 6000 mijë lekë të reja deri në 12000 lekë të reja. Siç e shihni, në atë zonë ka një mbifaturim të jashtëzakonshëm nga OSHEE-ja. Ka një abuzim të jashtëzakonshëm.”– vijoi ajo.

Në lidhje me atë çka Partia Demokratike do të bëjë për këtë problem, Pampuri thotë se PD ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm që do të jetë vizita e të gjithë deputetëve në çdo qark, për t’i identifikuar këto familje.

“Ne do të identifikojmë çdo familje dhe do t’ia paraqesim më 15 mars kryeministrit në mocion për debat.

Nëse kryeministri nuk do të marrë masa që t’u rikthejë ndihmën ekonomike atyre që u është hequr padrejtësisht deri në momentin që do të kenë një punë, përgjigjia ndaj tij do të jetë me një revolt qytetare.

Aty ku varfëria kalon limitet, edhe revolta i kalon limitet.” – theksoi Oriola Pampuri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here