Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar

0
316

Aktori i teatrit të Durrësit Milto Profi ka ndërruar jetë ditët e fundit në moshën 80-vjeçare.

Homazhet në nderim të artistit, që realizoi dhjetëra role në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”  do të zhvillohen të enjten në ora 10.00 paradite në hollin e këtij teatri.

Milto Profi është një nga aktorët më të dashur të skenës durrsake në vitet 1960-1980.

Mjaft i njohur, veçanërisht për rolet e tij me karakter komik, ai është pjesë e plejadës së artistëve, që kontribuan në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit bregdetar në periudhën më intensive të veprimtarisë kulturore në Durrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here