Një humbje e madhe për botën e muzkkës dhe kulturës. Një kompozitarë frymëzues, që do mbetet gjithnjë në historinë e kulturës shqiptare. Me këto fjalë, Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për kompozitorin e njohur Aleksandër Lalo, që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme papritur, si pasojë e një ataku në zemër.
“Të dashur miq!, shkruan Meta, Ndarja nga jeta e kompozitorit tonë të shquar Aleksandër Lalo përbën një humbje për botën e muzikës dhe kulturës. Por veprat e tij frymëzuese do mbeten përgjithmonë”, nënvizon presidenti teksa poston dhe një vide kujtimi për kompozitorn Aleksandër Lalo