Lajm tragjik/ Koronavirusi i merr jetën punonjësit të eskortës së kryeministrit italian…

0
89

Një tjetër lajm tragjik sapo është raportuar nga mediet italiane. Koronavirusi i ka marrë jetën një efektivi të policisë italiane, që ishte pjesë e eskortës së kryeministrit Giuseppe Conte.

Giorgio Guastamacchia humbi jetën sot në Romë, pasi ishte prekur nga koronavirusi disa javë më parë dhe menjëherë ishte shtruar në spital dhe ishte i intubuar.

Agjenti i policisë la pas gruan dhe dy fëmijë, raporton Corriere.

Në javët që zbuloi sëmundjen, ai nuk kishte pasur kontakte të drejtpërdrejta me kryeministrin Conte, dhe as nuk kishte udhëtuar në makinën e Kryeministrisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here