Këtë e kuptuam nga postimi më i fundit i Arminës. Ajo ka publikuar një foto me CEO-n e “Tod’s”, Diego Della Valle ku e falënderon për faktin që e përzgjodhi. Kjo nuk është hera e parë që Armina bën bashkëpunime ndërkombëtare.
Edhe më herët ajo ka bashkëpunuar me firma të njohura dhe të suksesshme. Blogu i saj, i kthyer tashmë në një biznes për Arminën, duket se po i hap rrugët për të qenë prezente në rreshtin e parë të sfilatave shumë të rëndësishme në “Javën e Modës” dhe jo vetëm kaq, ajo po grumbullon të ardhura prej tij.
Mevlani ka qenë së fundmi prezente në disa media e blogje ndërkombëtare të modës për prezencën e saj në Milano. Ndaj dhe ne i japim shumë urime Arminës, bukuria e së cilës dalloi menjëherë në mesin e shumë vajzave që shkojnë atje për të njëjtin qëllim, të bëjnë emër në botën e vështirë të modës. /revistawho
Në 20-vjetorin e ‘Missoni’