Ka pak minuta që ka nisur protesta e tifozëve shqiptarë për Ballist Morinën.
Tifozët janë grumbulluar para Kryeministrisë dhe kërkojnë anulimin e vendimit për ekstradimin e “Ballistit” drejt Serbisë.
“Nëse jani shtet ktheheni heroi në shtëpinë e vet”, kjo ishte parulla e madhe me të cilën protestonin tifozët kuqezi.
Të gjithë e mbajmë mend Ismail “Ballist” Morinën si autorin e ngritjes së dronit në stadiumin e Beogradit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë e luajtur në tetor të vitit 2014.