6 të infektuarit nga koronavirusi në Shqipëri…

0
99

Ministria e Shëndetësisë njoftoi mesnatën e 9 marsit duke gdhirë data 10 se në Shqipëri shënohen tashmë 6 raste me koronavirus. Pas dy rasteve të konstatuara dje, babë e bir, janë zbuluar edhe 4 raste të reja me COVID-19. Tre prej këtyre janë rasteve janë në familjen ku u shtruan dy pacientët e parë, duke e çuar numrin e të infektuarve brenda së njëjtës familje në pesë. Kurse i gjashti i infektuar është një 31-vjeçar që ka udhëtuar në Milano para gjashtë ditësh dhe ishte kthyer pas një dite qendrimi atje.

Në njoftimin e Ministrisë të mbrëmjes së 9 marsit 2020, thuhet:

Sot 4 raste të reja me COVID-19; 3 prej tyre në familjen e 2 rasteve të djeshme.

Gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 14 raste të dyshuara për COVID-19, tetë prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri në vendin tonë.

Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, 3 prej të cilëve persona të familjes me 2 rastet e para që u konfirman mbrëmjen e djeshme. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore.

Aktualisht gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta.

Rasti tjetër i konfirmuar gjatë ditës së sotme, është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka patur histori udhëtimi me Milanon 6 ditë më parë dhe është kthyer pas një qëndrimi të shkurtër 1 ditor në vendin fqinj. Ai po trajtohet bashkë me 2 rastet e mbrëmshme, në spitalin infektiv dhe gjendja e tij paraqitet pa probleme të veçanta.

Deri tani janë testuar 77 raste dhe numri i atyre që kanë rezultuar pozitiv për COVID-19 është 6.

Duke vlerësuar punën e stafeve mjekësore në këto momente të vështira dhe garantuar gatishmërinë e shërbimit tonë shëndetësor sipas planit të hartuar mbi protokollin e OBSH-së, Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të ndjekin me kujdes rekomandimet zyrtare dhe të kujdesen posaçërisht për masat e higjienës personale. Për çdo rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit respirator, si temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, sidomos për personat që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura apo kanë pasur kontakt me ta, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social u lutet qytetarëve të lidhen me Urgjencën Kombëtare në nr. 127!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here