Kryeministri Edi Rama dhe PS kanë nisur një sulm ndaj administratës publike të politizuar sipas tyre.
Edhe në mbledhjen me kandidatët socialistë dhe deputetët, Rama i ngarkoi Niko Peleshit kryesimin e një grupi që do të verifikojë punësimet në administratë.
Lidhur me këtë ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ku thotë se ç’politizimi i të punësuarve në administratë duhet të nisë nga ata të PS-së, pasi sipas tij reformat, kur janë serioze fillojnë nga vetja.
“Administrata civile duhet te ç’politizohet nga çdo i punësuar partiak, përfshi edhe ata të PS! Reformat, kur janë serioze fillojnë nga vetja!”, shkruan Manjani në një postim në Twitter.