Zhgënjimi i madh i Xhihanit dhe paralajmërimi që ju bën fansave (FOTO)

0
332

Pushimet në Singapor të aktorit turk, Erkan Petekkaya, i njohur në Shqipëri si Xhihani i serialit “Fate të Kryqëzuara”, kanë qenë një zhgënjim i vërtetë.

Petekkaya sëbashku me bashkëshorten Didem dhe të birin Xhan po kalonte pushimet në Tajlandë, nga ku kaluan edhe në Singapor, ku u rehatuan në një prej hoteleve më të famshëm në botë,  Marina Bay Sands Hotel.

Hoteli është bërë i famshëm për pishinën e tij në katin e sipërm, por e njëjta pishinë ishte zhgënjim për aktorin.

Pishina sipër hotelit ishte zhgënjim i plotë…Në hotel nuk kishte shërbim krahasuar me numrin e klientëve”, tha Petekkaya, i cituar nga “Hurriyet”. Ai tha se edhe nëse shkoni në tualet, mund të ndiqeni nga pas nga kamerierë pa edukimin e duhur, duke ju “çmendur”. “Gjithçka ishte një zhgënjim i plotë. Nuk gjendet asnjë pjesë e vogël e qetësisë në foto. Pamja nga dhoma është e bukur, por nuk mbetet shije nga nervat. Në mëngjes do të largohemi që këtu e do të shpëtojmë.”

Nuk dihet çmimi që ka paguar aktori për qëndrimin në hotelin luksoz, por duket se ai ka ngelur shumë i zhgënjyer dhe ka dashur të paralajmërojë të tjerët që planifikojnë të shkojnë atje.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Petekkaya ka postuar në Instagram një video poshtë hotelit luksoz, nga ku pamja duket vërtetë magjepsëse.

https://www.instagram.com/p/BWHSSV9l6kl/?taken-by=erkanpetekkaya

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here