Tragjedi në Prishtinë/ Babai vret me thikë foshnjën 40 ditëshe, tenton të vrasë edhe binjakun

0
163

Një ngjarje e rëbdë ka ndodhur në Gracaninë të Kosvës ku babai ka therur me thikë fëmijën e tij 40 ditësh. Pas kësaj ka tendtuar të vrasë edhe binjakune tij.

Sipas raportimeve të gazetës Koha, 35 vjeçari Dejan Krstiçiq, profesor i edukatës fizike në Shkollën e Mesme të Shtërpcës, ka dhënë deklaratë para organeve hetuese për krimin që bëri.

“Dejani ka marrë thikën dhe në momentin e tensionit ka qëlluar mu në gjoks njërin nga binjakët 40 ditësh. Ai ka vdekur rrugës për në Llaple Sellë, përkatësisht Graçanicë. Pastaj ai është përpjekur ta ther edhe fëmijën tjetër, por e ka penguar bashkëshortja, megjithatë ia ka dalë ta plagos në qafë edhe tjetrin”, shkruajnë mediet serbe.

Binjaku i dytë i plagosur ka arritur gjallë në Graçanicë prej nga është transportuar në Nish dhe raportohet se edhe gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

Krstiçiq është arrestuar shpejt pas krimit dhe në deklaratat para hetuesve ka thënë se ka pasur një grindje me bashkëshorten, gjoja ka dashur ta tutë dhe pastaj i “ka rënë terr sysh dhe nuk i kujtohet më asgjë”.

Ai me gruan, që ishte nga rrethina e Shtërpcës, theksohet se jetonin në shtëpi familjare bashkë me prindërit e tij.

Ngjarja ka tronditur fqinjët dhe bashkëqytetarët. Thonë se Dejani ishte dukur njeri i qetë dhe familjar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here