Universitetet private, “anulohen” akreditimet, procesi nis nga e para

0
145

Synimi i rinisjes të procesit për akreditimin do të jetë cilësia. Duke kërkuar cilësinë, studentët do të jenë më të aftë për t’u paraqitur në tregun e punës dhe do të mund të konkurrojnë me ata që mbarojnë në universitetet publike

 

studenteVetëm për dy vjet janë akredituar thuajse të gjitha universitetet private. Një proces që ishte kthyer si një “lojë”, ku mjaftonte sa të hidhje hapin e parë dhe më pas akreditimi vinte si një “dhuratë” te dera e universitetit. Qindra degë të akredituara, por nga ana tjetër mësimi kryhej në pallate të projektuara si shtëpi apo studentët nuk “e dinin” se ku ishte salla e leksionit, pavarësisht se dega ishte njohur nga Ministria e Arsimit. Drejtuesve të privatëve u mjafton sa të marrin lekët e të rinjve, ndërkohë që cilësia dhe njohuritë e thelluara janë terma që thuajse nuk praktikohen fare. Sipas burimeve pranë Ministrisë së Arsimit, akreditimin e kanë merituar vetëm 3 ose 4 universitete private, ndërkohë që pjesa tjetër ka një hendek mes cilësisë që kërkohet dhe cilësisë që ofrohet. E gjithë kjo situatë pritet të marrë një zgjidhje të re. Burime pranë Ministrisë së Arsimit përmendin se drejtuesit e rinj të MASH-it kanë vendosur që të rikthejnë edhe një herë procesin e akreditimit. Kështu, ato institucione private që janë akredituar së fundi apo që kanë arritur të marrin njohjen pa e merituar, do të duhet ta nisin dhe një herë nga zeroja. Fillimisht do të nisë auditimi i universiteteve private, që pritet të bëhet nga ekspertët e huaj. Më pas pritet që të nisë akreditimi nga e para, edhe për ato institucione që janë drejt përfundimit të njohjes.

Çfarë pritet të ndodhë?

Të gjitha universitetet private do të kalojnë në sitë. Kjo do të thotë që ato institucione që e kanë merituar akreditimin do ta rimarrin, por problem do të mbetet për pjesën tjetër e cila do të kalojë në filtrat e duhur për t’u quajtur “Universitet”. Synimi i rinisjes të procesit të akreditimit do të jetë cilësia. Duke kërkuar cilësinë, studentët do të jenë më të aftë për t’u paraqitur në tregun e punës dhe do të mund të konkurrojnë me studentët që mbarojnë në universitetet publike. Po kështu do të vendosen kritere për ambientet ku zhvillohet mësimi, stafi pedagogjik i kualifikuar dhe forma se si do të jepen diplomat. Sipas burimeve pranë MASH-it, nuk dihet nëse do të ketë kontroll dhe për diplomat që janë dhënë vitet e kaluara, por ajo që garantohet është një lloj funksionimi i ri për privatët. I gjithë ky proces pritet t’i japë Ministrisë së Arsimit miliona euro. Siç dihet për akreditimin nga një universitet privatë harxhon mijëra euro dhe në vendin tonë nuk janë pak por plot 46 privatë të cilët operojnë në Tiranë, Fier, Berat etj. Kjo kosto sipas burimeve do të ripaguhet nga ana e institucioneve private. E njëjta procedurë pritet të ndiqen dhe për universitete publike, që duhet thënë se deri tani nuk kanë ecur në këtë proces dhe siç duket kanë pasur të drejtë!

Akreditimet

Në vitet e fundit Ministria e Arsimit ka “nxituar” për të njohur sa më shumë programe studimi. Vetëm në muajt e fundit, shkurt, qershor dhe gusht janë akredituar me dhjetëra degë të cilat nuk njiheshin më parë. Shumë universitete private kanë arritur ta “mbyllin” akreditimin në kohën e zgjedhjeve dhe kanë përfituar nga “lëshimi” që ka bërë Agjencia e Akreditimit. Diku me të njohur, diku me ndërhyrje dhe të tjerë duke përdorur çdo mënyrë të mundshme, pronarët e universiteteve kanë arritur të marrin certifikatën e njohjes për të paktën një degë. Kjo u jep mundësi që të reklamohen para shqiptarëve si “të akredituar”, ndërkohë që cilësia kishte dalë në plan të dytë. “Mjafton të më jepni akreditimin, pastaj të tjerat i rregullojmë vet ne”, ishin diskutimet e përditshme që bëheshin nga përfaqësuesit e institucioneve private në ambientet e MASH-it apo në kafene.

 

 Gjendet vaksina kundër HIV-it, prova te majmunët, për 2 vjet të njerëzit

Një vaksinë kundër Siv, ekuivalentja e infektimit me HIV tek njerëzit, është testuat dhe gjetur efektive tek majmunët, me një metodologji që mund të jetë efektive edhe tek njerëzit. Kjo është deklaruar nga një studim ndërkombëtar koordinuar nga Universitet Oregon Shëndetit dhe Shkencës, i botuar në revistën “Nature”. Vaksina u inokulua tek 16 majmunë (macaques), të cilët janë ekspozuar më pas me një tendosje veçanërisht agresive e virusit që vret majmunët në më pak se dy vjet, dhe nëntë nuk kanë zhvilluar sëmundjen. Hulumtuesit kanë modifikuar një virus tjetër, citomegalovirusit, duke u siguruar që mbrojtja të aktivizohet mbrojtja imunitare kundër SIV-it. Tek majmunët që ishin imunizuar, shpjegojnë autorët, infeksioni është zhvilluar në fillim, por ajo ishte ‘mbytur’ nga ndërhyrja e qelizave imune, të cilat duket të jenë në gjendje për të çrrënjosur virusin. “Është gjithmonë pak të flasim për çrrënjosje, – shpjegon Louis Picker për BBC-në, autori kryesor – sepse mund të jetë një qelizë që ne nuk e kemi analizuar ende që përmban virusin, por sigurisht një pjesë e madhe e qelizave SIV është zhdukur”. Testet mbi njerëzit, thotë eksperti, mund të fillojnë brenda dy viteve. “Por së pari ne duhet të jemi të sigurt që vaksina është absolutisht e sigurt – shpjegon Picker – edhe në qoftë se virusi që kemi përdorur ishte shumë i dobësuar për ta bërë atë të padëmshme”.

 

Master më kohë të pjesshme, Universiteti i Mjekësisë publikon datat

Universiteti i Mjekësisë ka publikuar data për regjistrimet në master me kohë të pjesshme. Aplikimet për regjistrim në programet e studimit të ciklit të dytë, “Master profesional” me kohë të pjesshme bëhen pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, nga data 23 shtator deri në datë 7 tetor nga ora 08:00 deri në orën 16:00, ku kandidati duhet të paraqitet personalisht dhe të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Fotokopje të noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me listën origjinale të notave;
b) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre. Në dosje do të mbahet fotokopja e kartës së identitetit ose e pasaportës.
c) 2 fotografi;
d) Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare;
e) Deklaratë e kandidatit që vërteton se nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi të ciklit të dytë në Institucionet publike të Arsimit të Lartë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency