Një adoleshent në Britani është gjetur i vdekur në dhomën e tij pak ditë pasi e ëma i tha se duhet të paguante 200 paund qira për dhomën e tij.
Ai është Elliot Stapleton-Giddins, i cili u gjet i varur nga e ëma e tij në dhomë. Policia ka zbuluar se e ëma i kishte shkruar një SMS ku thoshte: “Duhet të paguash 200 paund qira për dhomën, të tjerat janë 500 paund”, shkruan standard.al.Ky dyshohet se është edhe shkaku pse i riu ka vrarë vetën. Ai ka qenë pjesmarrës në një program gatimi në TV dhe kishte në bankë 2500 paund të tijat që do t’i përdorte për udhëtime.
E ëma e tij ka thënë se ajo thjesht kërkonte nga i biri që të ishte më i përgjegjshëm dhe të ndihmonte disi me faturat e shtëpisë.
Megjithatë, ajo beson se një arsye tjetër fshihet pas ngjarjes dhe jo qiraja e shtëpisë.