Amnistia/ Falja fiskale, kategoritë e bizneseve që nuk do të përfitojnë

0
390

 

Në draft thuhet se të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë detyrime fiskale dhe janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për fshehje të ardhurash, evazion tatimor ose kontrabandë, nuk do të përfitojnë nga ligji

 

Shumë shpejt Parlamenti do të miratojë ligjin për faljen e një pjese të detyrimeve doganore dhe tatimore të cilat kanë si afat dhjetorin e vitit 2010-të. Por pavarësisht kësaj nisme, një pjesë e bizneseve që janë subjekt i këtij përfitimi nuk do të falen. Në draftin e depozituar pranë Këshillit të Ministrave, thuhet se të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë detyrime fiskale dhe janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për fshehje të ardhurash, evazion tatimor ose kontrabandë, nuk do të përfitojnë nga ligji. Po ashtu, një tjetër kush që vihet, është edhe ankimimi që bizneset kanë bërë në gjykatë për çështje të rivlerësimit të bilanceve, apo gjobat që janë vënë nga inspektorët. Nëse falja fiskale ve si kusht fshirjen e gjobave po të paguhet principali i detyrimit, ata të cilët kanë ankimuar vendimin e drejtorisë së tatimeve apo doganave, do të përfitojnë vetëm nëse heqin dorë nga procesi gjyqësor ose rekursi administrativ. Ky është varianti i dytë i ligjit për faljen që Ministria e Financave ka çuar për miratim në qeveri, pas konsultimeve me FMN-në. Nga kjo nisëm përfitojnë disa kompani të cilat kanë borxhe të mëdha në tatime e dogana të krijuara në vite.

 

Duke filluar që nga data 1 shkurt e këtij viti të gjitha bizneset do të kenë mundësi që të krijojnë automakisht listëpagesat për punonjësit e tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deklaroi se : “Listëpagesat do të krijohen automatikisht, për çdo periudhë tatimore, çdo datë 1 të muajit pasardhës, duke iu dhënë mundësinë të vijoni me deklarimin e tyre në të njëjtën mënyrë siç veproni me deklaratat e tjera tatimore. (pa pasur nevojë të krijoni listëpagesë ESIG 025)”. Sipas burimeve zyrtare të DPT-së ky është një proces që do të shërbejë për lehtësimin e procedurave për listëpagesat, sikudër ndodh edhe me deklarimet e tjera tatimore. Nga ana tjetër do të mund të shërbejë edhe si një kujtesë, kryesisht për bizneset e vogla për të dorëzuar këto lista dhe për të bërë ndryshimet që mund të jenë të nevojshme, siç janë hyrjet e reja apo largimet nga puna. Deri tani bizneset, çdo datë një të muajit duhet të përditësonin listëpagesat e tyre, të reflektonin ndryshimet nëse kishte dhe të krijonte një direktori të re për muajin pasardhës. Por, krijimi i kësaj direktorie nuk do të jetë më i nevojshëm, pas datës 1 shkurt pasi do të gjenerohet automatikisht nga vetë sistemi. Për biznesin pjesa ku do të duhej që të tregohej më shumë kujdes ishte pikërisht deklarimi i hyrjeve të reja ose të daljeve nga puna, pasi duhet të raportohen saktësisht datat.

 

Amnistia

 

Ministria e Financave ka hartuar draftin final për “Pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes së detyrimeve tatimore”. Ky ligj parashikon pagesën dhe fshirjen e detyrimeve tatimore të papaguara, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit, pas fshirjes së detyrimeve tatimore të papaguara. Për detyrimet tatimore, ashtu siç ka deklaruar dhe ministri i financave Ahmetaj së fundmi do të fshihen të gjitha detyrimet e krijuara deri në 31 dhjetor 2010. Nga 1 janari 2011 deri në 31 dhjetor 2014 do të falen gjobat me kusht që të paguhet detyrimi i plotë. Falje të gjobave do të ketë edhe pas vitit 2014, por vetëm për dy kategori. Së pari gjobat që u vunë në qershor të vitit të kaluar nga sistemi për vonesa të deklarimit të administratorit, por edhe vonesat në deklarimin e punonjësve. Një pjesë e bizneseve që kanë paguar këto gjoba pasi nuk arrinin të merrnin dot vërtetime mund të kërkojnë që ato të zbriten nga detyrimet që kanë për të paguar. Së dyti, do të falen gjobat për kompanitë e kasave, që u vunë gjatë periudhës së aksionit anti-informalitet për vonesa në furnizimin me kasa fiskale.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here