Izraeli mohon përgjegjësinë për sulmin në spitalin e Gazës, ku u vranë qindra persona

0
60

Qindra persona janë vrarë në një sulm izraelit në një spital në qytetin e Gazës, sipas ministrit të shëndetësisë të drejtuar nga Hamas në Rripin e Gazës. Hamas thotë se goditja, ishte një sulm izraelit.Por ushtria izraelite ka një tjetër version, duke mohuar kategorikisht që sulmi të ketë ardhur prej tyre. Ushtria thotë se një shpërthim raketash i dërguar nga militantët palestinezë, është përgjegjës për vdekjet.

Më herët, OKB-ja tha se një shkollë në qendrën e Gazës ku ishin strehuar 4,000 persona është goditur gjithashtu, duke vrarë të paktën gjashtë persona.

Ushtria izraelite ka insistuar se nuk po synon civilët, duke shtuar: ‘Kur shohim një objektiv të Hamasit, do të shkojmë pas tij.’

Të paktën 600,000 persona janë larguar nga veriu i Rripit të Gazës, drejt jugut pas paralajmërimeve të ushtrisë izraelite. Izraeli ka bllokuar furnizimet e ushqimit, ujit, karburanteve dhe energjisë që prej sulmeve fatale të Hamasit më 7 tetor – por mohon se ka një krizë humanitare.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, do të vizitojë Izraelin të mërkurën për të dëgjuar për planet e tyre për një sulm nga toka në Gaza.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here