Bakteret nuk përshpejtojnë vdekjen

0
128

bakteriNjë studim i bërë nga biologët amerikanë nuk gjeti ndonjë lidhshmëri ndërmjet rritjes së nivelit të baktereve dhe plakjes. Biologët nga ky University of Southern California, pohuan se mund të jetohet pa praninë e baktereve, mirëpo kjo s’do të bënte mirë. Ky pohim është bazuar në hulumtimin e bërë në mizat e frutave, sipas të cilit mizat e pastruara nga bakteret nuk jetuan më gjatë se ato me baktere. Ky zbulim sfidon njohuritë e mëparshme se madje bakteret më pak të dëmshme, si dhe përgjigjja imune që shkaktojnë, harxhojnë energjinë nga organizmi i nikoqirit dhe përshpejtojnë vdekjen e tij. Si duket ka qenë dogmë mendimi se, nëse organizmi do të harxhonte energji për të bërë diçka, kjo do t’ia shkurtonte jetën. Grupi studiues bëri krahasim ndërmjet mizave të zakonshme të frutave dhe atyre të mbajtura në ambient aksenik (pa baktere). Befasia ishte se mizat e rritura në kushte aksenike dhe ato në kushte normale patën të njëjtën jetëgjatësi. Eksperimenti nuk mund të përsëritet në organizma më të lartë, të cilëve u nevojiten bakteret për tretje dhe funksione të tjera. Megjithatë rezultatet te mizat mund të jenë relevante edhe për hulumtime rreth plakjes së njerëzve. Duhet pasur parasysh se numri i baktereve rritet me moshën. Përgjigja imune ndaj baktereve është e ngjashme si te njerëzit edhe te mizat dhe dobësohet me kalimin e kohës. Studimi, pra, sugjeron se këta faktorë nuk kanë lidhje me plakjen. Kështu eliminohen bakteret si faktorë që ndikojnë në nxitjen e plakjes dhe vdekjes.

 

Vakti që i mban të shëndetshëm dhëmbët

Kush dëshiron të mbajë dhëmbë të fortë dhe të shëndetshëm duhet të tregojë kujdes çfarë ha dhe kur ha. Një studim i drejtuar nga Antonella Polimeni, presidente e Kolegjit të Docentëve të Odontoiatrisë dhe drejtuesi i departamentit të shkencave në universitetin “La Sapienza” në Romë, Giampietro Farronato, kanë analizuar gjendjen e dhëmbëve të 37 personave, duke analizuar nivelin e glukozës në dhëmbë para larjes, pas larjes, para vakteve dhe pas vakteve. Rezultatet treguan se niveli i glukozës dhe kariesit në dhëmbë rritej ndjeshëm në darkë, pas ngrënies së një vakti të rëndë. Kjo situatë vihej re edhe pas larjes së dhëmbëve, ndonëse fillimisht dhëmbët mund të dukeshin në gjendje të mirë. Ndërsa trupi biente në qetësi niveli i glukozës rritej sërish gjatë natës, duke dëmtuar seriozish dhëmbët. Kjo situatë ishte krejt e ndryshme kur në mbrëmje hahej një vaktë i lehtë dhe laheshin dhëmbët, pasi niveli i glukozës dhe kariesit rezultonte më i ulët. Në këtë pikë, specialistët sugjerojnë se për të mbajtur gojën e shëndetshme, është e nevojshme një darkë e pasur me fruta dhe perime, si dhe ushqime si peshku, mishi i bardhë dhe djathrat e lehta.

 

Ushqimet që largojnë depresionin

Frutat e detit janë të shijshme dhe tunduese për këdo. Nuk kanë vetëm shije, por janë shumë të shëndetshme dhe të lehta për tu ngrënë, pasi nuk na shëndoshin. Frutat e detit si karkalecat, sepje, kallamarë, oktapod dhe midhjet kanë disa karakteristika të përbashkëta që i bëjnë mirë trupit, si proteinat, pak yndyrë, vitaminë të grupit B, kripëra minerale të rëndësishme si hekuri,

fosfor dhe jod. Ky lloj ushqimi është lehtësisht i tretshëm dhe i pazëvendësueshëm për gjakun, pasi përmban një vitaminë të rrallë, e njohur si B12. Konsumi i tyre është i rëndësishëm dhe rekomandohet për anemikët dhe personat që janë në rrezik depresioni, duke shënuar përmirësim të dukshëm për gjendjen e tyre shëndetësore. Ndryshe nga sa mund të mendohet frutat e detit nuk janë të dëmshme për personat që kanë probleme me kolesterolin, pasi sasia e kolesterolit që përmbajnë nuk është në nivele shumë të larta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency