Djali kapo i drogës në Angli pensionistja i pastroi paratë

0
202

Elton Qyno

E moshuara Teferie Hamzaraj, “lavatriçia” e parave që fitonte djali nga trafiku i heroinës

Prokuroria e Fierit, zbardh historinë e ndërtimit të bizneseve dhe pasurimit të familjes Hamzaraj

 

pastrim-parash-fier-sekuestrohen-pronat-e-trafikantit-shqiptarNjë pensioniste është marrë e pandehur nga njësia hetimore Task-Forcë në Fier, pasi rezulton se është përdorur nga djali i saj, trafikant droge në Angli, përpastrimin e një shume financiare prej rreth 650 mijë euro. Teferi Hamzaraj, së bashku me dy djemtë e saj Arsen dhe Pëllumb Hamzaraj, kanë kryer dhjetëra transaksione bankara, duke bërë që në llogaritë e tyre bankare të grumbullohen shumë lek. E gjithë sasia e parave, është dërguar nga Anglia, shtet në të cilin kryente trafik droge, kokaine dhe heroinë, djali i pensionistes të vënë tashmë nën akuzë, Fatos Hamzaraj. Në emër të nënës së Fatos Hamzaraj, me statusin pensioniste, janë regjistruar një pikë karburanti, lokal, palestër dhe apartament, të cilat “de facto” janë në përdorim nga vëllezërit e personit të ndaluar në Angli, përkatësisht Tani (Pullumb Hamzaraj dhe Arsen Hamzaraj). Gjithashtu, në emër të nënës së tyre, Teferi Hamzaraj, janë krijuar llogari bankare në tre banka të ndryshme, nëpërmjet të cilave janë qarkulluar shuma në disa qindra mijëra euro, të depozituara nga bashkëpunëtorë të djalit të saj në Angli. Tashmë të gjitha këto pasuri janë sekuestruar, ndërkohë që shtetasja Teferi Hamzaraj dhe dy djemtë e saj Arsen dhe Pëllumb Hamzaraj, janë marrë të pandehur për akuzën e “Patrimit të Produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale”.

Hetimet e Task-Forcës

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, rezulton se të pandehurit Arsen Hamzaraj, Pullumb (Tani Hamzaraj) dhe e moshuara Teferi Hamzaraj, janë familjarë të shtetasit Fatos Hamzaraj, i akuzuar në shtetin anglez për vepra penale të furnizimit të drogave të Klasit A dhe C. Këta persona kanë kryer veprime aktive, që konsistojnë në investimin e lekëve që dihet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në zhvendosjen e pronësisë së aktiviteteve tregtare, në blerje të pasurisë së paluajtshme apartament, në krijimin e depozitave rrjedhëse apo me afat, duke mbuluar origjinën e këtyre produkteve. Nga hetimi në lidhje me këtë procedim, rezulton se transfertat bankare me dërgues Fatos dhe Arsen Hamzaraj kanë si përfitues të pandehurën Teferi Hamzaraj, dhe kjo e fundit ka kryer riciklimin e tyre, në mënyra të ndryshme, si krijim të depozitave bankare, tërheqje të lekëve për blerje makine, mobilim shtëpie, dërgime të lekëve që dihet se rrjedhin nga një krim, nga Shqiperia në Itali. Të gjitha këto transaksione, duke i vlerësuar në raport me personin që i ka kryer, janë të pajustifikuara ekonomikisht, dhe si të tilla janë produkt i veprimtarise kriminale të shtetasit Fatos Hamzaraj.

Investigimi i SOCA-s

Agjensia e Krimeve të Rënda (SOCA), Angli, referon faktin se shtetasi Fatos Hamzaraj, është arrestuar nga Mbretëria e Bashkuar, dhe i janë sekuestruar sasi të mëdha heroine. Siç rezulton nga sa më sipër, shtetasi Fatos Hamzaraj, gjatë kohëqëndrimit të tij në Angli vazhdimisht ka kryer vepra penale prej të cilave kanë rrjedhur produkte dhe janë dërguar apo sjellë prej tij në Shqipëri me qëllim investimin e tyre dhe futjen në qarkullimin legal, prej familjarëve të Fatosit, nënës së tij dhe vëllezërve Arsen e Tani Hamzaraj. Rezulton që transfertat bankare dhe investimi i kryer nga familjaret e tij janë kryer në kohë përpara dhe gjatë kohës që shtetasi Fatos Hamzaraj të arrestohej nga Anglia, për zotërim të drogave te klasit A dhe C, dhe lidhen drejtëpërdrejt me krijimin e të ardhurave nga aktiviteti kriminal. Nga pasqyra financiare e administruar nga organi i akuzës, evidentohet fakti se shtetasi Fatos Hamzaraj, ka kryer derdhje të lekëve në llogari të shtetasit Arsen Hamzaraj dhe Teferi Hamzaraj, të cilët janë vëllai dhe nëna e tij, dhe ndodhen në Shqipëri. Po ashtu nga aktet e administruara rezulton se shtetasi Fatos Hamzaraj, një pjesë të lekëve e ka sjellë “Cash” në Shqipëri, vetë osë nëpërrmjet shokëve të tij.

Bizneset e ndërtuara

Këta persona, me produktet e veprimtarisë kriminale kanë ngritur një karburant, një bar- lokal, një Palestër dhe një lavazho në fshatin Cakran, të rrethit Fier, vlera e investimit të tyre në kohën e ndërtimit, referuar aktit të ekspertimit është 23 635 314 lekë te reja. Po ashtu, rezulton se nëna e shtetasit Fatos Hamzaraj, e pandehura Teferi Hamzaraj ka blerë një apartament, në qytetin e Fierit, në një shumë monetare prej 48.000 euro, në një kohë kur ajo ka si burim të ardhurash vetëm pensionin e saj. I gjithë ky investim në aktivitet privat dhe blerje apartamenti, janë kryer nga të ardhurat e realizuara nga veprimtaria kriminale e shtetasit Fatos Hamzaraj. Rezulton qartësisht nga aktet e administruara se të ardhurat e investuara në aktivitetin karburant, bar, palestër, lavazho dhe apartament, janë produkte të veprës penale të kryer nga Fatos Hamzaraj, dhe ky i fundit një pjesë e ka sjellë në Shqipëri ”Cash”, një pjesë e ka dërguar në llogari bankare, duke përdorur gjithmonë persona të tjerë, si G.A.Rossi, apo A.H me të cilët dyshohet se kryhen veprimtari kriminale në Angli.

 

Transfertar bankare

 

1)  Paisjet e palestrës, 40 000 paund vlera

2)  Llogari në shumën  200 000 Lekë me afat

3)  Derdhur në llogari shumën  6 400 euro

4)  Transfertë nga J.B (Itali) në shumën 164 965 Euro

5)  Tërheqje për blerje, 25.000 euro

6)  Derdhje në llogari nga SH.B në shumën 10 000 euro.

7)  Teferi Hamzaraj ka derdhur 170.000 lekë

8)  Teferi Hamzaraj 10 000 euro kredi

9)  Kredia është shlyer pas një muaji

10)         Transferta në llogari 2 253 euro

11)         Transferuar në llogari 1 063 Euro.

12)         Tre transferta nga shtetasi G.A.Rosi, në vlerë 2990 GBP

 

 

Policia: Kemi dyshime se është larguar me dëshirë

Zhduket 20-vjeçaria prej pesë ditësh familja dyshon se është trafikuat Itali

Një 20-vjeçare rezulton e zhdukur prej pesë ditësh në Tiranë, ndërsa dyshimet janë se vajza mund të jetë trafikuar jashtë vendit. Siç mësohet Nga burimet e policisë, që prej datës 31 korrik, prindërit e saj nga Puka dhe banues në Paskuqan të kryeqytetit, kanë humbur kontaktet me të bijën. Ata ende dhe sot nuk dinë asgjë dhe nuk kanë marrë asnjë lajm për vendndodhjen e vajzës së tyre me iniciale I.H. Dy ditë më parë familjarët kanë denoncuar rastin në zyrën e Antitrafiqeve në Policinë e Tiranës. Mësohet se verifikimet e deritanishme të çojnë në mundësinë që vajza ka kaluar kufirin disa ditë më parë për në Itali. Megjithëse policia e Tiranës, ende nuk ka folur zyrtarisht për këtë version pasi mendon se 20-vjeçaria është larguar për disa ditë me të ndonjë të njohurin e saj. Shumë kërkime janë kryer në disa hotele të Tiranës, por pa rezultat. Numri i 20-vjeçares rezulton i mbyllur, ndërkohë që familjarët e vajzës shprehen se ajo nuk ka pasur ndonjë lidhje me ndonjë djalë. Në pyetje janë marrë dhe disa prej shoqeve më të ngushta të 20-vjeçares, të cilat kanë treguar se nuk kanë asnjë dijeni rreth vendodhjes së mikeshës së tyre. Tashmë i mbetet policisë që të intesifikojë kërkimet deri në gjetjen e adoleshentes.

 

Ngjarja në pyjet e Matit

60-vjeçari priste dru, pret këmbën me motosharë

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa ka prerë veten aksidentalisht me motorsharrë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Xibër të Matit, ku shtetasi Mehmet Kola ndërsa po priste dru me djalin e tij është vetëprerë me motorsharrë nga pjesa e shpatullës deri tek këmbët. 60-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe uniformat blu, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të incidentit. Sipas burime Kola ka qënë së bashku me djalin e tij në mal, dhe se në momentin e ndodhjes së incidentit,ka qënë djali i tij ai që I ka dhënë ndihmën e parë. Policia që ka shkuar në vendgjarje, ka pohuar se është marrë dëshmia e të birit dhe se sipas tij, gjithçka ka qënë aksidentale, pasi i ati, Mehmet Kola, ka qënë duke prerë një trung kur papritur i ka rrëshkitur motoshara dhe më pas, i ka prerë njërën këmbë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency