Përse duhet të zëvendësoni yndyrnat me bazë shtazore me ato bimore?

0
698

Nëse jeni në një dietë eleminuese, duhet të dini që jo të gjitha ushqimet e yndyrshme janë të dëmshme për organizmin.

Acidet yndyrore omega-3 janë të domosdoshme për shëndetin mendor dhe një zemër të fortë, por një studimi i ri tregon se konsumi i lartë i yndyrnave të shëndetshme lidhet me sëmundjet e diabetit. Duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjet që bëni pasi e rëndësishme nuk është vetëm marrja e lëndëve ushqyese, por dhe burimi.

Dietologët rekomandojnë që burimet më të shëndetshme të acideve yndyrore omega 3 janë ushqimet tipike të një diete mesdhetare e pasur me fruta, drithëra, yndyrna me bazë bimore dhe peshk .Sigurimi i omega-3 në këtë mënyrë, ka të ngjarë të jetë shumë më i dobishëm për organizmin sesa sipas dietë tradicionale amerikane, e cila është në përgjithësi e varfër në ushqime bimore dhe e pasur me ushqime të përpunuara dhe produkte shtazore.

Yndyrnat me bazë bimore rekomnadohen në shtohen në çdo vakt pasi avokadot, vaji ekstra i virgjër ulliri, arrat, farat, arrat etj kanë veti anti-inflamator dhe janë të pasura me antioksidantë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency