Padrejtësia me maturantët, Duma: Mbi 600 denoncime në portalin e PD

0
213

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma, si dhe Ervin Salianji kanë zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me të rinjtë e ekselencës, duke diskutuar për pranimin e maturantëve në universitete.

Grida Duma u shpreh para maturantëve se atyre u është duke u bërë një padrejtësi e madhe me formulën e pranimit në universitete. Ajo tha se deri tani në portalin e Partisë Demokratike kanë mbërritur mbi 600 denoncime.

“Të marrësh 9.7 në gjimnaz dhe të ulësh kokën të mos marrësh asnjë degë është një padrejtësi e madhe. Dhe ta fillosh jetën me këtë padrejtësi kaq të madhe është mjaft e vështirë më pas për të bërë përpara”, u shpreh Duma para maturantëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency