Ka nisur tashmë ceremonia e varrimit të Dijamant Zabërgjës, kosovarit që mbet i vrarë nga sulmi në afërsi të një qendre tregtare në Munih të Gjermanisë.
Shumë familjarë të tij kanë ardhur nga Gjermania dje, derisa në fshatin Ropicë të Vushtrrisë ku do të pushoj trupi i 21 -vjeçarit janë mbledhur shumë familjarë e shokë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, raporton Indeksonline.