Përgjigja e Metës ndaj protestës së deputetëve pro serbe në Mal të Zi

0
149

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta duke folur në Parlamentin e Malit të Zi në fjalimin e parë në gjuhën shqipe në Mal të Zi, për mikpritjen që populli malazez tregoi ndaj qytetarëve të Kosovës gjatë krizës së luftës, ju drejtua edhe disa deputetëve pro-serbë të opozitës që protestuan kundër Kosovës gjatë vizitës së z. Meta në Podgoricë.

Gjatë fjalimit të tij, z. Meta tha: “Për sa i përket mesazhit që disa deputetë të opozitës dhanë me rastin e vizitës time këtu në Mal të Zi, kam edhe unë një mesazh për ta nga Parlamenti i Malit të Zi. Duke i siguruar ata se ne jemi të përqendruar për të punuar së bashku për të ardhmen e rajonit tonë dhe me të gjithë vendet e rajonit dhe padyshim edhe me Serbinë. Me këtë rast dua të theksoj se çdo ditë marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë përparojnë dhe njohin progres të admirueshëm. Ne jemi të angazhuar që në pak vite t’i çojmë marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë në atë nivel të shkëlqyer që janë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të garantojmë një të ardhme të sigurt të qytetarëve tanë e të të gjithë vendeve tona në rajon”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here