Detaja/ Cilët janë dy skafistët që nisën drejt Italisë 170 kg kanabis

0
109

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, ndërsa janë përgjegjës, për skafin me drogë që u pikas një ditë më parë në ujërat italiane. Të arrestuarit janë: Hermal Hameti 28-vjeç dhe Elidon Beluli, 42 vjeç. Ata janë ndaluar rreth orës 19:00 të ditës së djeshme në afërsi të Ishullit të Sazanit. Pasditen e djeshme policia italiane sekuestroi rreth 170 kg kanabis. Një helikopter gjerman i Komunitetit Europian, që ishte në patrullim në zonë, pikasi skafin 5 metra të gjatë, 20 milje larg brigjeve italiane, në ujëra ndërkombëtare mes Brindisi-t dhe Lecce-s. Pasi ka lajmëruar autoritet e vendit fqinj, menjëherë agjentët Guardia di Finanza, janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues. Sapo skafistët shqiptarë kanë pikasur se po ndiqeshin kanë hedhur drogën në det dhe janë drejtuar për në ujërat shqiptare. Agjentët italianë kanë bërë të mundur rikuperimin e drogës, ndërsa kanë llogaritur se trafikantëve do t’i kishte mjaftuar edhe vetëm një orë për të mbërritur në brigjet italiane dhe të shkarkonin sasinë e marijuanës. Pasi kanë njoftuar autoritetet shqiptare, këto të fundit kanë bërë arrestimet./tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here