OSBE dënon shunën ndaj gazetarit, fajtorët para drejtësisë

0
128

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović, dënoi sulmin ndaj gazetarit Eduard Ilnica të hënën mbrëma në Tiranë, si edhe iu bëri thirrje autoriteteve shqiptare të realizojnë një hetim të shpejtë dhe të plotë të incidentit.

“E dënoj këtë sulm; dhuna ndaj gazetarëve nuk duhet të tolerohet”, u shpreh Mijatović. “E përshëndes reagimin e shpejtë të policisë dhe shpresoj që hetimi të japë rezultate dhe të çojë të gjithë fajtorët para drejtësisë.”

Ilnica është rrahur nga një grup personash dhe është shtruar në spital, pas një emisioni televiziv ku ai ka raportuar mbi dhunën e ushtruar gjatë një ndeshje futbolli në Peshkopi. Policia arrestoi një të dyshuar pak kohë pas sulmit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here