Gjykata lë 30 ditë në burg djalin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha

0
129

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 30 ditë për Ledjon Hoxhën, djalin e gjyqtarit Ibrahim Hoxha.

Avokatët mbrojtës kanë pretenduar gjatë seancës se nuk ka vepër penale për Ledjon Hoxhën.

Ai u arrestua pak ditë më parë në kuadër të një operacioni të koduar “Berati 2”. Në pranga përfundoi edhe babai i tij, gjyqtari Ibrahim Hoxha, si dhe dy persona të tjerë, një biznesmen si dhe një ndërmjetës.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg ndaj tyre.

Ndaj të birit të gjyqtarit rëndon akuza e ndikimit të paligjshëm. Trupi gjykues i ka kërkuar organit të hetimit prova shtesë për të akuzuarin brenda 30 dite të afateve të paraburgimit, në të kundërt ai përfiton lirinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here