Korçë/ Kërcënohet pedagogia Daniela Stojka te Gjuhët e Huaja për tërheqjen e kandidaturës

0
174

 

Tjetër rast kërcënimi denoncohet në arsimin e lartë.

Kandidatja e vetme për shefe e departamentit të gjuhëve të huaja në universitetin “Fan Noli” të Korcës, Daniela Stojka, një shtetase rumune, deklaron publikisht se i është bërë presion për tërheqjen e kandidaturës gjatë zgjedhjeve në universitete. Sipas saj janë klane të ndryshme interesi, që duan të pengojnë frymën evropiane në universitetin e qytetit juglindor.

“Pavarësisht presioneve dhe manipulimeve që janë ushtruar ndaj meje dhe ndaj anëtarëve të departamentit për ti hapur rrugën dikujt tjetër në Universitet unë nuk u tërhoqa nga gara. Për këtë arsye i bëj thirrje ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të cilës i jam ankimuar zyrtarisht edhe për parregullsitë e tjera që kam konstatuar gjatë fushatës elektorale dhe fushatës së zgjedhjeve të marrë masa kundër bllokimeve të organizuara nga klane të ndryshme, deklaroi dje Stojka 

Ajo thotë se kandidimi i saj është plotësisht mbështetur në ligjin e ri të arsimit të lartë, i cili jep përparësi kandidatëve me profilin e saj që kanë mbaruar doktoratën në universitete të Bashkimit Europian.

Pavarësisht presioneve dhe manipulimeve ndaj meje për t’i hapur rrugën dikujt tjetër, unë nuk u tërhoqa nga gara” thotë pedagogia Daniela Stojka, e cila ka bërë dhe denoncim për çështjen në fjalë.

Në raundin e parë ka mundur të marrë vetëm 5 vota nga 18 që duheshin. Ndërkohë sot është votimi i raundit të dytë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here