Protesta/ Këlliçi: Dyshja Rama-Veliaj kanë vjedhur Shqipërinë si askush më parë

0
67

Anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi, një ditë përpara protestës së 11 korrikut, ka shpërndarë disa fotografi të simpantizantëve të Partisë Demokratike, si dhe qytetarëve të Tiranës.

Këlliçi theksoi se qytetarët presin me padurim largimin e kësaj qeverie antikombëtare dhe hajdute, duke shtuar se maxhoranca aktuale ka mbyllur llogaritë me shqiptarët.

“Edhe 1 ditë na ndan nga protesta e 11 korrikut. Qytetarët presin me padurim ndryshimin dhe largimin e kësaj qeverie antikombëtare, e cila i ka mbyllur llogaritë me shqiptarët.

Dyshja Rama – Veliaj kanë vjedhur Shqipërinë dhe Tiranën, si askush më parë.

Njësia 5 do të jetë aty, në protestë përballë kryeministrisë, për të kërkuar llogari për çdo padrejtësi e vjedhje që firmoset në atë godinë, mbi të gjitha për qindra milionat e vjedhura deri tani me inceneratorin fantazmë dhe skemën kriminale 5D! O sot, o kurrë”, u shpreh Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here