Aferat në bashkinë e Tiranës dhe goditjet e SPAK-ut, Veliaj merr vendimin ekstrem

0
94

Erion Veliaj është një produkt mediatik, ndaj për shumëkënd ka qenë i çuditshëm fakti se kryebashkiaku i Tiranës sot ka marrë vendimin ekstrem për të mbyllur Instagramin e tij.

Llogaria e tij zyrtare në ‘Instagram’ me më shumë se 385 mijë ndjekës nuk shfaqet askund në rrjetin e njohur social, ku Veliaj ishte shumë aktiv duke zhvilluar propagandën e tij për t’i hedhur hi syve publikut nga korrupsioni galopant që ka përfshirë bashkinë e Tiranës.

Ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë ka ndodhur me llogarinë e Veliajt në Instagram. Por ky zhvillim vjen në kohën kur SPAK ka sekuestruar disa pasuri të ish-drejtorëve të Veliajt, mes tyre kompaninë 5D dhe hotelin luksoz që po ndërtohej prej tyre në Durrës.

Kujtojmë se një punonjëse e kësaj kompanie ka konfirmuar se pronar i hotelit është Erion Veliaj. Ndërkohë, një ditë më parë, kreu i opozitës, Sali Berisha denoncoi se SPAK ka firmosur urdhër-arresti për Veliajn dhe vëllain e tij, por më pas është tërhequr.

Kjo lëvizje e Veliajt vjen pikërisht në një moment ku rrjetet sociale janë shndërruar dhe në “ushqim” për SPAK për të hulumtuar e zhbiriluar rreth çështjeve në hetim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here