Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan në rrjetet sociale se, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ku për 5 minuta shi përmbytet krejt Tirana.
Postimi i Blushit:
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe: 5 minuta shi për të përmbytur Tiranën
Taksat e qytetarëve i ka marrë lumi që po vërshon rrugëve dhe Bashkisë i ka hyrë uji me kohë.
I vetmi që lundron mbi para është Erion Veliaj.
Edhe ju vjedh edhe ju përmbyt!
Me 330 milion euro buxhet vjetor nuk shpenzon një qindarkë për të zhbllokuar kanalizimet.
Ndërsa tek inceneratori që nuk ekziston i ka hapur pusetat dhe vetëm hedh miliona euro pa fund, që realisht përfundojnë vetëm në xhepin e tij, si pronar faktik!
Tiranën e përmbyt korrupsioni, jo shiu!