Paradoksi/ Altin Dumani raporton para Olta Xhaçkës

0
137

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) po raporton këtë të martë në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor për punën e SPAK gjatë vitit 2023.

Një prej anëtarëve të këtij komisioni është edhe ish-ministrja me burrin “strategjik”, Olta Xhaçka, e cila siç shihet në foton e mëposhtme është ulur e dyta në radhë nga krahu i socialistëve.

SPAK është duke hetuar çështjen e bashkëshortit të Xhaçkës, ish-deputetit socialist Artan Gaçi, i cili u shpall investitor strategjik për të ndërtuar resortin “Dreamades Luxury Suites” në fshatin Gjilekë të Himarës. Por, prona ku do të ndërtohej resorti rezultoi me letra të falsifikuara dhe është sekuestruar e gjitha nga SPAK.

Për këtë çështje, SPAK ka arrestuar ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe disa zyrtarë të nivelit të ulët të Bashkisë, teksa Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi vazhdojnë të mbeten të paprekur edhe pse kanë dëshmuar disa herë në Prokurorinë e Posaçme.

Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.

Ndërkohë, Xhaçka është nën hetim nga SPAK edhe për bazën detare të portit të Limionit në Sarandë, të cilën ia kaloi me qira dy kompanive private gjatë kohës që drejtoi Ministrinë e Mbrojtjes.

Sa i përket Dumanit, në nisje të fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve foli me shifra teksa theksoi se përgjatë vitit 2023 janë sekuestruar 41 milionë euro pasuri.

“Do paraqes disa të dhëna për vitin 2023 dhe masat që ka marrë SPAK për përmbushjen e rekomandimeve të Kuvendit. SPAK ka tregues sasior dhe cilësor të përmirësuar në raport me një vit më parë. Ka hetuar 863 materiale nga të cilat nuk është filluar hetimi penal për 103 materiale. 41 milionë euro sekuestrim pasurie.Ne jemi prokurorë dhe jo vizitorë, ne mbledhim prova dhe nuk akuzojmë pa to. Shifrat janë kokëforte në lidhje me politikat penale. Mesa arrest me burg zë vetëm 49% të totalit për të cilat është kërkuar një masë sigurie. Totali i burgosjes me urdhër të SPAK është 8.5%. Sa i takon bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, kemi arritur që të kemi besueshmëri dhe bashkëpunim me institucione partnere. Përfaqësues të DEA janë vendosur në SPAK”, tha Dumani.

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here