(VIDEO) “Shembja e teatrit, krim barbar që ende mbetet pa përgjegjësi”, Meta: Drejtësia me regji ende nuk ka pëgjigje për këtë shkelje ligjore

0
100
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar sot videon e shembjes së Tearit Kombëtar, duke e quajtur krimin më barbar dhe antiligjor nga Edi Rama the Erion Veliaj.
Ndonëse kanë kaluar plot 4 vite nga ai akt, kryeqyteti ende nuk ka një Teatër të ri dhe ende nuk dihen arsyet e emergjencës së shembjes, për shkeljet ligjore dhe kushtetuese, për shkeljen e Konventave Ndërkombëtare, si dhe për falsifikimet e zyrtarëve në të gjitha nivelet- shkruan Meta në postimin e tij.
REAGIMI I ILIR METËS:
Katër vite pas krimit barbar të shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar, në mes të errësirës dhe në periudhë pandemie, nuk ka as Drejtësi dhe as “Teatër të ri”.
Ky akt kriminal ende sot mbetet pa përgjegjës!
“Drejtësia me regji” jo vetëm nuk ka shpallur një fajtor, por as ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e emergjencës të shembjes, për shkeljet ligjore dhe kushtetuese, për shkeljen e Konventave Ndërkombëtare, si dhe për falsifikimet e zyrtarëve në të gjitha nivelet.
Ky krim barbar i Edi Ramës dhe Erion Veliaj nuk do të amnistohet kurrë dhe mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.
Mirënjohje “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe vijojnë të mbajnë zgjuar ndërgjegjen shoqërore dhe kombëtare duke vijuar protestat para Bashkisë së Tiranës!
Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte!
VIDEO:
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here