Ola Xama tregon pasuritë marramendëse të drejtorëve të Veliajt

0
49

Gazetarja Ola Xama zbuloi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV pasuritë e tre ish-drejtorëve të bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, Taulant Tusha dhe Redi Molla, të arrestuar nga SPAK pak javë më parë. Xama tha se Tusha del më i pasuri ndër ish-drejtuesit e bashkisë së Tiranës, me shumë prona dhe asete në emër të familjarëve të tij.

“Marligen Qato del se nuk zotëron asete dhe pasuri është bashkëpronar i dyshuar i kompanisë “5D” dhe ndërtues i tre pallateve me këtë kompani në Tiranë.

Taulant Tusha për asetet që kanë familjarët e tij del më i pasuri. Është pronar i dy apartamenteve dhe një makine prej 30 mijë eurosh.

Motra e tij ka përfituar me kompaninë “Advancë” ka marrë nga “Tirana Parking” ka marrë 670 mijë euro dhe më pas ka marrë dy tendera nga bashkia e Lezhës dy tendera me vlerë 360 mijë euro. Ortakja dhe motrës së tij dhe vëllai i tij janë ortakë në “Rapos” në Potam Himarë. Është investim i pronarit dhe janë bërë bashkëpronarë pasi kanë bërë një marrëveshje rikonstruksioni gjatë fillimvitit 2023. Vëllai i Tushës ka blerë mbi 5000 metra katrorë në Himarë për 17 euro metri katror, me çmim qesharak. Është pronar për 18 mijë metra katror tokë në Kashar, e blerë për 6 euro metri katror. Po ashtu ka disa apartamente në Gjirin e Lalzit dhe Golem. Ka në pronësi edhe kompaninë “Glass Construksion”.

Redi Molla është bashkëpronar i dyshuar i kompanisë “5D” me xhiro 20 milionë euro. Është bashkëpronar me 24 për qind të aksioneve te hoteli “Mediterrian Investment” me vlerë investimi 15 milionë euro.

Është bashkëpronar me Elvin Tivarin, ish-drejtorin e shitjeve në UKT, bashkëpronar në restorantin “Di Gaia”. Ai është edhe pronar trualli në Tiranë”-tha Xama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here