U gjetën të vdekura/ 3 ditë më parë 2 ukrainaset sulmuan farmacisten që refuzoi t’i jepte ilaçe

0
33

Janë zbardhur detaje të reja nga vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, të cilat u gjetën pa shenja jete mesditën e sotme në banesën e tyre në zonën e “Selvisë” në Tiranë.

Viktimat janë 25-vjeçarja Antonina Kozachenko dhe 40-vjeçarja Anastasia Lopukhova, të cilat u gjetën të vdekura nga shoqja e dhomës dhe jetonin në një banesë me qira në Tiranë.

Paraprakisht dyshohet se dy ukrainaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike. Burime bëjnë me dije se ato kanë konsumuar “Xanax”, ku në dhomë i janë gjetur edhe pilulat që dyshohet se i kanë konsumuar.

Ndërkohë, mësohet se dy ditë më parë viktima kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar ilaçin Xanax. Por, ajo ka refuzuar t’ua shesë dhe ukrainaset janë tensionuar duke e kafshuar farmacisten në dorë.

Farmacistja ka denoncuar rastin në polici, por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot. Kjo gjë ka ndodhur dy ditë më parë, teksa sot ato humbën jetën.

Policia raportoi se është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here