Hetimi për ‘TIMS’/ Kush janë dëshmitarët që do të merren në pyetje, mes tyre zyrtarë të lartë (EMRAT)

0
28

Komisionit Hetimor parlamentar për ndërhyrjet në sistemin TIMS iu deshën më shumë se tre orë për të miratuar dëshmitarët e propozuar nga ekspertët.

Debatet prodhuan dy ndërprerje të kërkuara nga anëtarët socialist të cilët më pas rrëzuan propozimet e ekspertëve për të dëshmuar në këtë komision kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri punëve të Brendshme, Bledi Cuci.

Pavarësisht këtyre debateve ky komision hetimor ndryshe nga ai shëndetësisë, avancojë duke miratuar planin e punës. Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor. Ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku, drejtori i AMP, Florian Sulejmani, ish-drejtori i AMP Ardi Veliu, Saimir Boshnjaku, Zef Laska, Neritan Nallbati, Dorjan Tola, Ervina Gjana, Besjon Tanuzi, Enri Ndoni, Ardit Muca, Besnik Dervishi dhe Vlora Hyseni.

Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here