Sulmon protestën e opozitës/ Basha, sërish në mbrojtje të Veliajt

0
57

Lul Basha ka dalë sërish në mbrojtje të Erion Veliajt, zdromsit që qëndron në krye të Bashkisë së Tiranës dhe që i janë kapur drejtorët “me duart në thasët me para”.

Teksa qytetarët duken të lodhur nga vjedhjet e abuzimet dhe kanë shprehur revoltë nëpërmjet protestave, Bashës kjo i duket e pavënd.

Basha në mënyrë të përsëritur i ka quajtur protestat si mjet jo të duhur për demokracinë, duke shkuar ndesh me politikën opozitare dhe me veprimet e tij.

Më shumë sesa i shqetësuar për demokracinë e vendit, Luli duket në merak për Veliajn dhe pazaret e tij të pista.

Në një intervistë në Euronews Albania, Basha deklaroi se protestat te Bashkia e Tiranës janë për përfitime personale dhe pretendoi se nuk e nxjerrin vendin nga gremina.

“Përvoja më ka treguar se përdorimi i mjeteve radikale në një protestë, që nuk është e veçantë për Shqipërinë, i largon pikërisht ata që duhen më shumë: votuesit e pavendosur, personat me ndikim që zakonisht kanë mospëlqim për akte të tilla që kanë tendencën të lënë në hije argumentet. Ndoshta për një kohë të shkurtër kjo i jep energji bazës, por kjo më pas ekspozon arsyet e atyre që ndërmarrin këto veprime. Atyre nuk ju intereson bashkimi i një pjese të madhe të shoqërisë nën vizionin e duhur. Ata interesohen vetëm të tregojnë muskujt brenda opozitës. Kjo është qasje e gabuar, është politikë për përfitime personale. Nuk është lloji i politikës që mund ta nxjerrë Shqipërinë nga gremina ku kjo qeveri e ka katandisur.”Kujtojmë se që nga momenti që kanë nisur protestat te Bashkia e Tiranës, Basha ka nxjerrë justifikime të ndryshme për mosprezencën e tij në protesta dhe tashmë ka dalë hapur në mbrojtje të Veliajt, duke sulmuar tubimet qytetare

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here