Maliqi: Nesër do depozitoj në SPAK kallëzimin penal për grupin kriminal drejtuar nga Hajdari

0
57
Lefter Maliqi

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për Qarkun e Beratit, ish-deputeti Lefter Maliqi ka pralajmëruar se ditën e nesërme do të depozitojë padinë e radhës në SPAK ndaj grupit të strukturuar kriminal, siç e quan ai, në Bashkinë e Kuçovës, të drejtuar nga kryebashkiaku Kreshnik Hajdari.

Maliqi deklaron se ky “grup kriminal” i drejtuar nga Hajdari ka abuzime të rënda me paratë publike, pasuritë publike dhe dyshime për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash jashtë vendit.

Maliqi i bën apel SPAK-ut dhe BKH-së që të hetojnë me paanshmëri dhe jo me ndikim nga “Hajdarët” e politikës dhe drejtësisë. Ai bën me dije se nesër do t’i drejtohet me nj[ memo dhe kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Reagimi i Lefter Maliqit:

SPAK: Nesër, ora 10:00, depozitojmë memo drejtuar Dumanit dhe kallëzime për “grupin e strukturuar kriminal” në Bashkinë Kuçovë, drejtuar nga K. Hajdari për abuzime të rënda me paratë, pasuritë publike, dyshime për pastrim parash dhe fshehje të ardhurash jashtë shtetit.

Ftoj “SPAK” dhe “BKH”, të hetojnë me paanshmëri dhe jo me ndikim nga ‘Hajdarët’ e politikës dhe Drejtësisë së lidhur me Donët e Bablokut të Surrelit. Për me tepër shihemi nesër, ora 10:00, para SPAK-ut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here