Tjetër mashtrim i Veliajt/ Gazetarja: Nuk ia dhuroi ai ambientet e ujësjellësit SPAK-ut

0
36

Gazetarja Klodiana Lala, pas fletë-thirrjes, ka nxjerr sheshit një tjetër mashtrim të bërë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë ditëve të fundit.

Bëhet fjalë për deklaratën e Veliajt se ka bërë shumë për SPAK, duke e ndihmuar me dhënien e godinës së ish-Ujësjelljësit, në mënyrë që “kolegët e BKH-së, të punojnë në kushtet njerëzore”.

Në njoftimin e lexuar në emisionin “Open” nga gazetarja thuhet se godina ka kaluar në administrim të Ministrisë së Drejtësisë dhe ka qenë kjo e fundit që ia ka kaluar më pas SPAK-ut dhe sipas Lalës, Veliaj ka qenë i pasaktë në deklaratën e tij.

“Historia që Veliaj ka negociuar me SPAK nuk qëndron, ai ka thënë shumë të pavërteta ditët e fundit. Ka patur një deklarim tjetër duke pretenduar se në cilësinë e kryebashkiakut i ka vënë në disponim Prokurorisë së Posaçme godinën e ujësjellësit. Krejt rastësisht duke klikuar në faqen zyrtare të SPAK, kam gjetur këtë njoftim që ka të bëjë me marrjen në administrim të godinës. Bëhet fjalë për vendimin për kalimin në përgjegjësi, ideja është se Veliaj pretendonte se ia kishte bërë dhuratë SPAK-ut, ndërsa në rastin konkret nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk mund ta quaj gënjeshtër, por është një deklarim i pasaktë i Veliajt sepse kjo godina ka kaluar në administrim të ministrisë së drejtësisë dhe më pas të SPAK ku do të transferohen të gjithë hetuesit e BKH sepse godina ku sot është SPAK është shumë e vogël dhe nuk ka vend për të gjithë hetuesit”, u shpreh Lala.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here