Enigma/ Pse s’u transmetua të dielën pjesa e dytë e investigimit të Rai 3

0
121

Shumë kush iu kthye të dielën kohës së komunizmit kur sajonin ‘kanaçe” për të kapur RAI-n. Disa më modernë, blenë IPTV pirate për një ditë, ndërsa të tjerë provuan kërkimin manual të stacioneve satelitore. E gjitha kjo sepse emisioni “Report” që transmetohet çdo të dielë, në mbrëmje, kishte anunçuar transmetimin e pjesës së dytë të investigimit që e vizatonte qeverinë shqiptare si një bandë mafioze.

Por për zhgënjimin e shumëkujt, ajo që pritej nuk u trasmetua. Drejtuesi i programit, ai që e kishte paralajmëruar vetë trasnmetimin e një pjesë te dytë, Sigfrido Ranucci, iu përgjigj komenteve në Facebook, se gjithshka u shty pasi janë në negociata me Edi Ramën për tu përfshirë në program edhe një intervistë e kryeministrit shqiptar. “Do ta transmetojmë. Po presim që të arrijmë një akord për intervistën e Ramës,” shkruajti ai.

Në fakt edhe gjatë emisionit të mbrëmshëm Ranucci e paralajmëroi një intervistë me Edi Ramën, çka tregon se historia nuk është mbyllur.

Me siguri dihet që në Itali presioni ka qenë shumë i madh dhe këtë e tregoi edhe dje sulmi që kryeministrja Giorgia Meloni i bëri gazetarëve të emisionit “Report” duke mbrotur njëkohësisht Ramën prej tyre dhe prej sivëllezërve të tij të së majtës italiane.

‘Rama u linçua sepse ndihmoi kombin tonë” tha ajo sot gjatë konventës së Forza Italia në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit.

“Më ndihmoni t’i shprehim solidaritetin tonë Edi Ramës i cili u linçua vetëm se tentoi të ndihmonte kombin tonë’, u tha ajo të pranishmëve në konventën që mbahet në Pescara.

Gjatë reagimit të saj nuk mungoi as kritika ndaj emisionit: “Aq më tepër që e prezantuat si Telemoni, apo jo, Telemeloni? tha kryeministrja italiane me ironi duke hedhur poshtë akuzën opozitës, por dhe të vetë gazetarëve të RAI-t, për televizionin publik, se ka ndërhyrë në punën e tyre gazetareske.

“Realizuan një emision për Shqipërinë në të cilin e portretizuan “si një narko-shtet”, vijoi më tej duke i quajtur gazetarë të opozitës së majtë ata që kritikuan narkoshtetin e Ramës. Pas kësaj deklarate elektorale reaguan menjëherë anëtarët e Partisë Demokratike në opozitë, anëtarë të Komisionit Mbikëqyrës dydhomësh të RAI-t.

“Solidaritet me të gjithë redaksinë e Report-it të akuzuar padrejtësisht nga kryeministrja për linçim. Për Melonin, çdo thashethem jashtë propagandës së Palazzo Chigi (kryeministrisë, Lapsi.al) është një sulm ndaj lidershipit të tij. Në vend që t’u shpjegojë italianëve humbjen e madhe të fondeve për marrëveshjen Itali – Shqipëri sulmon transmetuesin publik”, – thuhet në një deklaratë të anëtarëve të PD-së.

“Meloni si Apate, perëndesha e mashtrimit. Ajo që tha sot nga Pescara është një asgjë absolute, ajo flet për diçka që nuk ekziston. Kryeministrja kërkon të manipulojë realitetin duke sulmuar edhe gazetarinë investigative, si në rastin e Report dhe solidarizohet me kryeministrin Rama pa dhënë përgjigje për Demokracinë e gjorë dhe Italinë e gjorë që po qeveriset nga ata që e shohin botën me blinda”, – shkroi Angelo Bonelli, deputeti i Aleancës së Gjelbër

Edhe Gazetari Sigfrido Ranucci iu përgjigj Kryeministres Meloni, pasi kjo e fundit i doli në krah Edi Ramës dhe hodhi akuza ndaj RAI3.

“Meloni bëri thirrje për solidaritet me Ramën, por ka sondazhe të pavarura shqiptare që tregojnë se populli shqiptar, në përqindje nga 64% në 80%, beson më shumë në atë që raporton Report sesa në versionin e Ramës”.

“Ne do t’i rikthehemi temës këtë mbrëmje me një raport që do të hetojë rezultatet e dobëta të dekretit Cutro deri më tani” deklaroi ai para emisionit në orën 20 55 të ditës së dielë.

Por kjo nuk ndodhi dhe mostransmetimi i pjesë së dytë të emisionit ngjalli shumë pikpyetje. Së pari u aludua se ndikimi i Edi Ramës ka funksionuar. Në rrjetet sociale të “Report” drejtuesit e tij u akuzuan se qenë tërhequr nga emisioni i premtuar. Në mediat pranë opozitës shqiptare u hodh hipoteza për një korruptim nga Rama ashtu sikurse ka ndodhur edhe me gazetarë të tjerë perendimorë. Por versioni më i besueshëm është ai që ka dhënë Sigfrido Ranucci, i cili nuk ka pse të mos besohet. Presioni në itali ka qenë i madh. Nga ana tjetër Rama i ka akuzuar se e kanë çensuruar dhe nuk kanë pranuar të përfshijnë versionin e qeverisë. Dhe në këtë situatë të nderë noshta drejtuesit e emisionit e kanë shtyrë transmetimin për të qenë farmaceutikisht korrektë. Pra ti paraqesin faktet e tyre por duke pritur edhe versionin e kryeministrit shqiptar. Dhe ky mund të ketë qenë shkaku që pjesa e dytë e Hold Up nuk u transmetua të dielën.

 

©Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here