“Olsi te dosja Xibraka”/ SPAK rrëzon vëllain e Ramës, nuk pranon padinë për shpifje ndaj Bardhit

0
201

Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës, vëllain e kryeministrit Edi Rama ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit, në lidhje me akuzat që e implikojnë atë si të përfshirë në grupin e trafikantëve të laboratorit të kokainës në Xibrakë.

 

SPAK ka konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë. Për këtë arsye, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, më datë 17 Prill, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama.

 

Olsi Rama kallëzoi Gazment Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij. Sipas denoncimit të Bardhit, një person i paidentifikuar, i moshës 45 vjec, rezulton të ketë përdorur automjetin me targa AA 653 DM. Sipas të dhënave TIMS, Olsi Rama është përdorues i këtij automjeti, sëbashku me tre drejtuesit e tjerë të organizatës kriminale.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here