Alizoti: Ja arsyeja pse kryerilindasi i ngjan Putinit !

0
31

Deputeti demomokrat Tomor Alizoti shprehet se Rama kërkon t’i zgjidhë me telefonata problemet juridiko-penale, sepse njësoj si regjimi i Moskës, edhe i gjithëpushtetshmi i Tiranës nuk ka fare frikë nga drejtësia.

Alizoti shton se, njëjtë si në Rusi, edhe këtu nuk hetohet asnjëherë Putini, por vetëm veglat e tij që dalin nga kontrolli.

Alizoti shprehet me ironi se Rama ka të drejtë që akuzon RAI-n si pengesë të zhvillimit të Shqipërisë pasi, “nëse je vëllai i mikut të kartelit të kokainës dhe shefi i avokatit të trafikantëve, sigurisht zbulimi i aferave është ndalim i zhvillimit, sepse ky është zhvillimi që kërkon, për familjen, për miqtë, për bashkëpunëtorët politikë dhe të biznesit”.

Reagimi:

Është pikërisht kjo arsyeja që kryerilindasi i ngjan Putinit.

Njësoj si ai, Rama kërkon t’i zgjidhë me telefonata problemet juridiko-penale, sepse njësoj si regjimi i Moskës edhe i gjithëpushtetshmi i Tiranës nuk ka fare frikë nga drejtësia.

Njësoj si atje, edhe këtu nuk hetohet asnjëherë Putini, por vetëm veglat e tij që dalin nga kontrolli.

Njësoj si atje, edhe këtu qeverisin vëllezërit dhe miqtë e trafikantëve.

Njësoj si në diktaturën ruse edhe në autokracinë shqiptare çdo akuzë për korrupsion ndaj kryetarit është akuzë për të penguar zhvillimin e vendit.

Zakonisht, qeveria ruse, kur mediat e huaja zbulojnë ndonjë aferë korruptive akuzon demokracitë e perëndimin që “nuk duan prosperitetin e nënës Rusi”.

Këtë rrugë, duket se po përdor edhe Rama, duke akuzuar RAI-n si pengesë të zhvillimit të Shqipërisë.

Në fakt ka disi të drejtë, nëse je vëllai i mikut të kartelit të kokainës dhe shefi i avokatit të trafikantëve, sigurisht zbulimi i aferave është ndalim i zhvillimit, sepse ky është zhvillimi që kërkon, për familjen, për miqtë, për bashkëpunëtorët politikë dhe të biznesit.

Njësoj si Putini dhe miqtë e tij dhe krejt ndryshe nga ata që qeverisin vendet ku transmeton RAI apo publikohet BILD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here