Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas kërcënimeve që kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë ndaj televizionit italian RAI 3 për reportazhin e publikuar disa ditë më parë.
Bardhi është shprehur se Edi Rama nuk ka bërë asgjë më shumë sesa bën me median në Shqipëri dhe se ditën kur u denoncua me dokumente dyshimi për përfshirjen e Olsi Ramës në Laboratorin e Xibrakës, gazetarët profesionistë raportuan për ndërhyrje të drejtëpërdrejta të Edi Ramës ndaj drejtuesve të medias për të fshirë lajmin.
Edi Rama nuk ka bërë asgjë më shumë sesa bën me median në Shqipëri. Ditën kur u denoncua me dokumente dyshimi për përfshirjen e Olsi Ramës në Laboratorin e Xibrakës, gazetarët profesionistë raportuan për ndërhyrje të drejtëpërdrejta të Edi Ramës ndaj drejtuesve të medias për të fshirë lajmin.
Reagimi i sotëm i komisionit përgjegjës në Senatin Italian, që e quan telefonatën ndaj Rai 3 si ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias, nxjerr në pah heshtjen skandaloze të Komisionit tonë të Medias, që po ligjëron si normale ndërhyrjet alla–Putin të Edi Ramës ndaj medias.
Heshtja është neglizhencë e pafalshme që turpëron Kuvendin e Shqipërisë. Edhe gjuha e Edi Ramës ndaj medias në Shqipëri që transmetuan me korrektësi investigimin e Rai 3 është e papranueshme dhe skandaloze, siç evidenton edhe Safe Journalists.
Komisioni i Medias duhet të mblidhet me urgjencë, për të dënuar sjelljen e papranueshme të Edi Ramës ndaj medias, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore në mbrojtje të lirisë së medias.