Ilir Meta nuk i ndal akuzat ndaj Dumanit:Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë!

0
51

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë në mediat në Shkodër nuk i ka ndalur akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani.

I pyetur nëse i frikësohet arrestimit të mundshëm, Meta është shprehur se nuk ka frikë nga një prokuror që i merret goja dhe që merr urdhra nga qeveria e Edi Ramës.

“Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Ëngjëll Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë dy fjalë. Partia e Lirisë është në një rritje të papërmbajtshme, Ramaformën do ta hedhim në Lanë. Metamorfoza nuk hetohet në kohë por pas zgjedhjeve, sepse ashtu interesonte për të vjedhur votat në Shkodër.”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here