GJKKO i kurseu lekët, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK për të marrë dosjen hetimore

0
43

Pasi Gjykata e Posaçme i dha të drejtë ish ministrit Ilir Beqaj që 602 fashikujt t’i marrë në mënyrë elektronike, këtë të hënë ai është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, ku ka dorëzuar një hard disk me qëllim marrjen e materialeve.

 

E njëjta procedurë do të bëhet edhe për 8 personat e tjerë në këtë proces, që janë marrë të pandehur nga SPAK për dosjen e sterilizimit.

 

SPAK vendosi një shifër prej afro 1 milion lekë të reja për person, nëse duan t’i marrin fashikujt e dosjes. Kjo gjë u kundërshtua në gjykatë, për të cilën togat e zeza i dhanë të drejtën palës mbrojtëse që materialet në këtë fazë t’i marrin falas, duke ia kursyer lekët Beqaj, Rrapajt, Rjepajt e personave të tjerë në proces.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here