“5D, tërmet në Bashkinë e Tiranës”/ Çollaku: Veliaj duhet të ishte i pandehur!

0
76

Gazetari Basir Çollaku, ka komentuar mëngjesin e sotëm skandalet që kanë përfshirë Bashkinë e Tiranës, që nga çështja e inceneratorëve e deri te afera “5D”.

I ftuar në SYRI TV, Çollaku i ka quajtur këto skandale si tërmet në Bashkinë e Tiranës, teksa shton se drejtuesi i kësaj Bashkie, Erion Veliaj duhet të merret i pandehur.

Çollaku: Në Bashkinë e Tiranës ka rënë një tërmet financiar dhe tërmet ligjor. Po të marim në konsideratë numrin e të pandehurve, drejtorëve, unë konsideroj të pandehur edhe kryetarin e bashkisë zotin Veliaj. Janë më shumë ‘D’. Janë inceneratorët ‘kryeD-ja’ dhe pastaj 5 drejtorët e bashkisë, si dhe çdo drejtor. Ky ekip, kodi penale e përcakton qartë, kjo është organizatë kriminale. Shuma e parave publike që janë plaçkitur nga këta drejtues, është privatizuar bashkia. Prokuroria e Posaçme duhet të kërkojnë me emergjencë pezullimin e kryetarit të bashkisë nga detyra. Kemi individë që drejton bashkinë më të madhe në vend, të themi ‘qeveria e Tiranës’ dhe ka mundësi të vërë dorë mbi dokumentacion, mbi shkresa, mbi prova, që janë të rëndësishme për hetimin. Një njeri që duhet të ishte i pandehur drejton akoma vjedhjen. Ky grup i strukturuar kriminal që qeveris pushtetin vendor në Tiranë dhe merr paratë publike duke i bashkëndarë me shtabin e tij elektoral këto qindra milionë euro dhe akoma nuk shoh një prokuror të mbërrijë në dyert e Bashkisë Tiranë, por duhet të jenë qytetarët si prokurorë që ta ndëshkojnë, ta arrestojnë dhe ta ndalojnë këtë, këtu kemi një aleancë të pakuptimtë të drejtësisë që i ka kthyer kurrizin ndëshkimit ligjor, dënimit të hajdutëve, të këtyre njerëzve që po marrin paratë publike ditën për diell. Thyerja e bankës kërkon disa përgatitje më të mëdha, këta e thyejnë ditën për diell, e plaçkitin nga e hëna në të diel.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here