Del FOTO, ky është 17-vjeçari që u përplas për vdekje në Fushë-Krujë

0
38

Personi që shihni në foton e mësipërme është 17 vjeçari, Isuf Mehmeti, i cili gjeti vdekjen mbrëmjen e kaluar në Fushë-Krujë pasi u përplas nga një makinë tip “Hyundai”.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte shoferi i mjetit, Andi Kulla, tashmë i arrestuar nga policia.

Mësohet se Mehmeti ishte nxënës në shkollën e Mesme Profesionale Kamzë. Në një postim zyrtar në rrjete sociale, mësuesit dhe shokët e shkollës kanë shprehur ngushëllimet e tyre, për ndarjen nga jeta të 17-vjeçarit.

 “Këtë të dielë u zgjuam me një lajm të dhimbshëm për të gjithë ne! Isuf Mehmeti, nxënës i klasës XI-2 SHMT, u nda nga jeta mbrëmjen e shkuar, në një aksident me makinë, në Fushë Krujë. Shkolla jonë humbi një nxënës shembullor, shokët një djalë të shkëlqyer!Ngushëllime familjarëve, shokëve dhe kujtdo që e njohu Isufin! Pushoftë në paqe!” shkruhet në postim.

Shoferja e dehur hyn në një festë ditëlindje, vret 2 fëmijë, plagos 13 të tjerë – VIDEO

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here